Shala: Kërkohet bashkërendim i veprimeve edhe me EULEX-in dhe KFOR-in
BKT
Lajme

Shala: Kërkohet bashkërendim i veprimeve edhe me EULEX-in dhe KFOR-in

Sulmet e mëngjesit të sotëm në drejtim të dy veturave të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare në veri, kanë nxitur reagime jo vetëm të zyrtarëve shtetërorë, por edhe të faktorit ndërkombëtar.

Sipas kryeministrit Kurti, sulmet e djeshme në drejtim të Policisë së Kosovës po vijnë nga Serbia. E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sulmin e sotëm e quajti akt terrorist.

Për të analizuar situatën pas sulmeve në veri, i ftuar në emisionin “Imazhi i ditës”, Drizan Shala, njohës i sigurisë në vend. Ai thotë se Policia e Kosovës, duhet të shtojë patrullimet në atë pjesë, njëkohësisht të bashkërendit veprimet me EULEX-in dhe me KFOR-in i cili do të mund ta bënte monitorimin nga ajri.

“Si dihet Policia e Kosovës para disa javësh ka ndërmarr disa veprime me qëllim luftimin e dukurive negative, kontrabandës krimit të organizuar dhe gjatë asaj kohe nuk është vrenjtë asnjë veprim që do ta eskalonte situatën, ndërsa këtyre tri ditëve kemi pas një shtim kë aktiviteteve kriminale të grupeve të udhëhequra dhe të orkestruara nga Beogradi zyrtar, veprime të tilla mund të sjellin deri te eskalimi i situatës në veri të vendit”, tha Shala.

Ai shtoi se Policia e Kosovës dhe Agjencisë Inteligjente e Kosovës tani kanë ndërmarrë disa veprime konkrete në identifikimin e këtyre individëve.

Shala tha se nuk mendon se këto sulme mund të cilësohen si akte terroriste, por mund të vlerësohen si cenim i rendit kushtetues dhe sigurisë së përgjithshme, sepse cak i sulmit ka qenë Policia e Kosovës dhe institucionet e saj.

“Janë marr dhe duhet të ndërmerren masa shtesë nga Policia e Kosovës, si shtimi i patrullimeve në atë pjesë, njëkohësisht bashkërendim të veprimeve me EULEX-in dhe me KFOR-in, i cili do të mund ta bënte monitorimin nga ajri, sepse edhe KFOR ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë institucionet e Kosovës.

Shala shtoi se duhet të merren masat e duhura, të veprohet me maturi, mos të merren vendime të shpejta dhe të pamatura.


MË SHUME NGA Lajme