Ekspertët kërkojnë ndryshim në qasjen e informacioneve
Privatësia po vazhdon të shkelet nga institucionet të cilat edhe janë të determinuara për t’i mbrojtur ato. Përmes publikimit të të dhënave në ueb-sajt, përfshirë edhe numrin personal, por edhe në vendosjen e kamerave në shumë vende, po konsiderohet si shkelje e rëndë e privatësisë.
Shpërndarja e të dhënave personale të qytetarëve në ueb-sajt të institucioneve publike dhe private po ndodhë në vazhdimësi. E kjo dukuri, përfshirë edhe vendosja e kamerave në hapësira publike, po konsiderohet si shkelje e privatësisë.
"Ne kemi gjobitur 4 institucione përfshirë këtu një person fizik për publikim të të dhënave personale ndërsa deri më tani kemi nxjerr më shumë se 80 vendime të cilat kanë të bëjnë me ndalimin e përkohshëm të kamerave në bizneset e tyre për shkak të mosplotësimit të kritereve sipas ligjit”, ka thënë për RTK, Krenare Sogojeva Dermaku, komisionere në AIP.
Sa i përket vëzhgimit me kamera në hapësira publike AIP, ka nxjerrë dy vendime një në komunën e Pejës dhe një në komunën e Prishtinës. Sipas AIP kamerat e vendosura në hapësira publike në qytete të ndryshme të Kosovës të cilat menaxhohen nga komuna duhet të kalojnë në mbikëqyrje të policisë së Kosovës.
Për më shumë ndiqeni videon:























