22:40 / 15.04.2022
Mehaj pret në takim ish-ministrat e Mbrojtjes, vlerëson kontributin e tyre
Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka pritur sot në takim ish-ministrat e Mbrojtjes, Rrustem Berishën, Haki Demollin dhe Anton Qunin.
Mehaj u ka shprehur atyre mirënjohje dhe vlerësim të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
“Eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe profesionale ushtarake është shumë e rëndësishme në proceset tona aktuale zhvillimore”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministri Mehaj më tej ka thënë se takime të ngjashme do të ndodhin edhe në vazhdimësi.























