08:11 / 16.04.2022
Ngjarjet e datës 16 prill
Ngjarjet e datës 16 prill 2022.
Federata e Pingpongut do të organizojë kampionatin individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17. (Shkolla Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative-Defy Them, në dy vjetorin e vdekjes organizojnë mbrëmjen përkujtimore për këngëtaren Violeta Rexhepagiqi. (Qendra Defy Them (ish Strehimorja), Rr. "Mehmet Gradica", Nr. 2, Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 20:30)
Mbahet mesha solemne e Pashkëve të cilën do ta udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. (Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 21:00)























