Vela i reagon Vulinit: Retorika e juaj luftarake do të dështojë
BKT
Lajme

Vela i reagon Vulinit: Retorika e juaj luftarake do të dështojë

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ardhjen e një aeroplani britanik në Kosovë e vlerësoi si “dërgim të armëve për shqiptarët nga ana e Britanisë së Madhe” dhe e cilësoi atë si “akt armiqësor”.

Vela në një postim në ‘Twitter’ ka shkruar se kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ministri i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq dhe ai i brendshëm, Aleksandar Vulin po bëjnë konkurrencë me deklarata për të siguruar një vend në qeverinë e re të Serbisë, teksa i ka quajtur ata “maskarenj të regjimit të Serbisë”.

“Maskarenjtë e regjimit të Serbisë Brnabiq, Stefanoviq dhe Vulin janë vënë në konkurrencë që të thonë deklaratën më budallaqe vetëm që të vërehen nga Vuçiq dhe të sigurojnë një vend në qeverinë e re. Kosova është dhe do të mbetet e pavarur. Retorika juaj luftarake do të dështojë dhe ju do të tërhiqeni”, ka shkruar ai.

Të premten një aeroplan britanik aterroi në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa KFOR-i njoftoi se aeroplani do të kryejë një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike të dislokuara në kuadër të KFOR-it.


MË SHUME NGA Lajme