Vuçiq i beson spekulimeve, e pyet Perëndimin: Pse po e armatosni Kosovën!
BKT
Lajme

Vuçiq i beson spekulimeve, e pyet Perëndimin: Pse po e armatosni Kosovën!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas spekulimeve të mediave serbe që Britania e Madhe është duke e armatosur Kosovën.

Në një intervistë për televizionin serb B92, Vuçiq ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë.

“Marrëveshja nga Kumanova parasheh vetëm KFOR-in si forcë në Kosovë. Pyetja ime për Perëndimin është shumë e thjeshtë, jo vetëm për britanikët që i armatosin me armë shumë të rrezikshme – a jeni ju ata që na kërkoni të respektojmë ligjin ndërkombëtar çdo herë dhe ju e shkelni atë çdo ditë. Pse i armatosni? Ju pengon kur armatoset Serbia, ndërsa jo kur këtë e bënë Kroacia?”, ka thënë Vuçiq.

Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe, raportuan që një avion i forcave ajrore të Britanisë së Madhe, që ka zbarkuar të premten në Aeroportin e Prishtinës, ka sjell disa lloje armësh në Kosovë.

Mirëpo, KFOR-i i ka hedhur poshtë këto pretendime të mediave serbe, duke bërë të ditur se aeroplani do të kryejë një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike të dislokuara në kuadër të KFOR-it.


MË SHUME NGA Lajme