Rexha: AGK falënderon RTK-në për mbështetjen e gazetarëve ukrainas
BKT
Lajme

Rexha: AGK falënderon RTK-në për mbështetjen e gazetarëve ukrainas

Institucionet e Kosovës kanë ofruar mbështetje ndaj gazetarëve ukrainas në strehimin dhe ofrimin e kushteve të punës në fushën e gazetarisë, duke u bërë shteti i parë, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, që merr një hap të tillë.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, theksoi se ka një muaj që  janë përgatitur në pritjen e gazetarëve ukrinas, duke shtuar se, si AGK është në bashkëpunim me dy shoqata të gazetarëve ukrainas, ku  njëra nga anëtaret e një prej këtyre shoqatave është Lyudmila Makay.

Rexha më tej shtoi se Qeveria e Kosovës dhe AGK u ofrojnë gazetarëve ukrainas kushte pune për ushtrimin e aktivitetit të tyre profesional.

‘’U ofrohen kushte pune, kurse të gjuhës shqipe dhe të anglishtes, etj., si dhe strehim, e gjitha kjo  për ta ushtruar profesionin e gazetarit’’, theksoi Rexha.

Ai falënderoi vendimin e Bordit dhe menaxhmentit të RTK-së, në ofrimin e kushteve të punës  për 4 gazetarë të Ukrainës, duke shtuar se këtë veprim kanë bërë edhe televizione tjera private,

‘’Kjo  tregon solidaritetin e theksuar ndaj gazetareve ukrainas’’, shtoi më tej Rexha në emisionin "Imazh i ditës", në RTK./M.M.


MË SHUME NGA Lajme