Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë janë Bekim Xhemili autor i platformës “Hidden Gems of Prishtina” dhe Muamer Hasani - autor i platformës “Hidden Gems of Prishtina”. “Hidden gems of prishtina”, adresa e turistëve për njohje të kryeqytetit
Kurse për të folur për vizatimet e veçanta me një vijë, i ftuar është artisti Visar Kryeziu.
Këshilli i nxënësve sot marshon me moton “s`po shkohet n`shkollë”. Për këtë të folur për këtë të ftuar janë: Denis Krasniqi përfaqësues i nxënësve të Kosovës dhe Blend Sheremeti anëtar i Këshillit Rinor Kosovar (KYC).
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























