07:58 / 19.04.2022
472 raste aktive me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 472.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.
"Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.575 doza të vaksinës", njofton MSH.
Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
























