12:49 / 19.04.2022
Kuvendi miraton pesë projektligje për shëndetësi
Pas lëshimit të seancës nga partitë opozitare ka dështuar votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare por deputetët e shumicës e kanë vazhduar seancën me miratimin e pesë projektligjeve për shëndetësi.
Me 65 vota për, deputetët kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin shëndetësor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shëndetësi, atë për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, Projektligjin për produkte dhe pajisje edicinale si dhe kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shëndetësi publike.
Kryetarja e Komisionit për shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka qartësuar se këto janë vetëm harmonizim me Ligjin për kundërvajtje.























