Wesley Clark për vizitë në Kosovë, takon kryeministrin Kurti
BKT
Lajme

Wesley Clark për vizitë në Kosovë, takon kryeministrin Kurti

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur për vizitë në Kosovë. Clark është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Lidhur me vizitën e Clark nuk ka pasur ndonjë njoftim paraprak, por që zyrtarë nga kryeministria kanë njoftuar se do të lëshohet një kumtesë për medie.

Wesley Clark i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj duke ndarë kështu eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.


MË SHUME NGA Lajme