Shtetas pa shtetësi, tema sot në “Imazhin e ditës”
BKT
Lajme

Shtetas pa shtetësi, tema sot në “Imazhin e ditës”

Fshirja e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e autoriteteve serbe, është kthyer në shqetësim të madh për banorët e atjeshëm.

Në këtë mënyrë ata po humbin edhe nënshtetësinë ndërkohë që shumë prej tyre nuk e kanë as nënshtetësinë e Kosovës. Për këtë areye ata po rrezikojnë të mbesin njerëz pa shtetësi. E kjo është tema që trajtohet në emisionin “Imazhi i ditës”në RTK.

Të ftuar për të diskutuar për këtë temë janë Kujtim Sadriu nga Organizata Joqeveritare “Qendra per Hulumtim dhe Monitorin” dhe gazetarja e RTK-së, Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga redaksia e emisionit hulumtues “Udhëve” dhe Kushtrim Kadriu nga Lëvizja qytetare “Vatra”. Gjithashtu do të trajtohet edhe problemi për ngecjen e punimeve në një shkollë në Deçan. Ky emision ditë më parë solli në ekranin e televizionit publik, pikërisht këtë shqetësim të shqiptarëve të Luginës.


MË SHUME NGA Lajme