19:08 / 19.04.2022
Sonte debatohen dy tema në RTK PRIME
Sulmet e ditëve të fundit në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës do të jenë temë debati në emisionin qendror politik- RTK Prime.
Gjithashtu, në emisionin që fillon të transmetohet në orën 20 e15, do të debatohet edhe për temën tjetër që nxiti reagime të forta të opozitës, sot në Kuvendin e Kosovës.
Bëhet fjalë pikërisht për mos-votimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë elektrike që nuk kaloi në Kuvend.
Të ftuarit e drejtuesit të emisionit Bashkim Vishaj, për të debatuar për këto cështje, janë deputetët Mefail Bajqinovci nga LVV, Rashit Qalaj nga PDK dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi. J.M.























