Murati bisedon me MCC-në për 200 milionë dollarët në fushën e energjisë
BKT
Lajme

Murati bisedon me MCC-në për 200 milionë dollarët në fushën e energjisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice P. Albright.

Ministri Murati, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kënaqësi të takojë Abright dhe ekipin e saj, me të cilët thotë se ka disktuarrreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë.

“Republika e Kosovës është përherë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme nga populli amerikan”, ka shkruar Murati.

“Jemi partnerë, por edhe miq. Me këto fjalë e përmbyllëm takimin me znj. Albright, mike e madhe e vendit tonë”, ka shkruar shkurt Murati.


MË SHUME NGA Lajme