Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto: RTK
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Mirëmëngjesi Kosovë

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur rreth publikimit të “analizave të sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.

Ndërsa Ton Marku kryetar  i këshillit  së bashkësisë  në Rijekë, do të flas për diasporën shqiptare në Rijekë të Kroacisë

Ndërkaq mysafire tjetër është Flora Brovina shkrimtare dhe aktiviste.

Mysafirë të tjerë janë Blerta Ballata drejtoreshë e shkollës së muzikës, artit dhe baletit “Yllzat” dhe Jon Ahmeti nxënës. Ata flasin për ndikimin e instrumenteve muzikore tek fëmijët.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme