VIDEO-Marku: Miqësia kroato-shqiptare daton me dekada
BKT
Foto, RTK
Lajme

VIDEO-Marku: Miqësia kroato-shqiptare daton me dekada

Afet BELA/ RTKlive.com

Shqiptarët janë shumë mirë të integruar në Kroaci. Ton Marku kryetar i Këshillit së Bashkësisë në Rijekë, tha se diaspora shqiptare në Rijekë të Kroacisë, ka arritur mirë të integrohet dhe kontribuon në shoqërinë kroate.

“Shumë shqiptarë janë të diplomuar në Kroaci, miqësia kroate-shqiptare daton me dekada dhe deri tek fillimi i luftës dhe kontributin që e kemi dhënë në luftën e Kroacisë”, tha Marku sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Marku ka folur edhe për sfidat që sot shqiptarët i kanë në Kroaci.

“Tani për tre mandate kemi deputeten shqiptare e cila mbron të drejtat e komuniteteve në Kroaci”, theksoi ai.

Ai bëri me dije se në Kroaci zyrtarisht janë 19300 shqiptarë, por ky numër sipas tij nuk është real.

“Ne jemi ankuar për regjistrimin e popullsisë, në të dhënat e mia në çdo prefekturë dhe qytete janë më shumë shqiptarë, në matematikën tonë janë 35 mijë shqiptarë. Edhe presidenti Mesiq e ka pranuar se nuk është numri real për shqiptarët. Pra ka shqiptarë të besimin katolik janë shkruar si kroat. Këtu shihet se ka rënie, realisht jemi 35 mijë shqiptarë në Kroaci, kurse janë 6300 biznese shqiptare që veprojnë në Kroaci”, deklaroi ai.(A.Bela)


MË SHUME NGA Lajme