Lekaj thotë që nuk është pajisur me aktakuzë, ndërpritet seanca
BKT
Lajme

Lekaj thotë që nuk është pajisur me aktakuzë, ndërpritet seanca

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e 53 milionëshit ku të akuzuar janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltar i lartë politik i tij, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Nebih Shatri dhe drejtori i Prokurimit Publik në këtë ministri, Besim Tahiri.

Por meqenëse avokati i mbrojtjes i të akuzuarit, Pal Lekaj, Musa Damati kërkoi që të shtyhet seanca pasi nuk janë të pajisur më aktakuzën dhe po ashtu mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë nuk janë pajisur me disa shkresa atëherë gjyqtarja e rastit, Violeta Namani mori aktvendim që seanca të ndërpritet deri në orën 11:20 për tu dorëzuar aktakuza e të akuzuarit, Pal Lekaj.

Pal Lekaj konsideroi se kjo aktakuzë është voluminoze dhe i duhet kohë për ta lexuar.

Kërkesën për shtyrje të seancës e kundërshtoi Prokurori i rastit, Valdet Gashi pasi u shpreh se me shkresat e lëndëve janë pajisur të gjithë të akuzuarit përfshirë edhe avokatin Ariant Koci, i cili ka qenë avokat i mbrojtjes i Pal Lekajt.

Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë për Pal Lekaj dhe të tjerët, sipas së cilës palët janë përfshirë në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë eurove në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

 


MË SHUME NGA Lajme