Sterling në ‘radarin’ e gjigantit italian
Klubi i madh italian, AC Milan është duke u përgatitur që të ‘godas’ Manchester Cityn.
Fatmir Bytyqi /RTKLive.com
“Rossonerët’ sipas medieve italiane, janë duke e vëzhguar yllin e ‘Qytetarëve’, Raheem Sterling, transmeton RTKLive.com.
A do të transferohet Sterling në Serie A?
Sulmuesi anglez është duke bërë një sezon të madh me skuadrën e Pep Guardiolës.
Performanca e tij e lartë këtë sezon të garave, ka bërë që ai të futët në listën e disa klubeve të mëdha evropiane.
Por, siç raportohet, Milani është skuadra me serioze në garën për ta bërë të vetin Sterling-un.

Pioli në kërkim të një sulmuesi
Trajneri i Milanit, Pioli tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të verës. Reprezentuesi anglez thuhet se është prioritet i Piolit.
“AC Milan po e monitoron gjendjen e Raheem Sterling. Milani po e mendon ofertën për sulmuesin e Manchester Cityt”, shkruajnë mediet italiane.
Ndryshe, City mësohet se nuk dëshiron të heq dorë nga Sterling, i cili konsiderohet njëri nga lojtarët kryesor në skuadrën nga ‘Etihad Stadium’.























