VIDEO- Brovina boton tre libra
BKT
Kulturë

VIDEO- Brovina boton tre libra

Shqipe Gashi/ RTKlive

Shkrimtarja dhe aktivistja Flora Brovina ka botuar tre libra, të cilat janë “Bima Ime e Kuqe“ libër me poezi, “Përflakje e Stuhi” po ashtu libër me poezi dhe romani “Udhëkryqi” i botuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Librat e Brovinës do të promovohen sot së bashku edhe me një libër i cili nuk është i shkruar nga Flora por i shkruar për të, nga njerëz të ndryshëm që mbanë titullin dhe mbanë titullin. “Florë Motër Doruntinë”.

Brovina e cila vite më parë ishte edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, tha sot në RTK, se librat që i ka botuar i ka shkruar gjatë kohës së pandemisë, shumicën prej tyre që për tematikë gjithmonë kanë luftën, heroit e Kosovës, gratë e dhunuara etj. Dy prej këtyre librave promovohen sot në ora dhjetë, në kuadër të Organizimit të lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, kurse “Bima Ime e Kuqe“ është një edicion i poeteve gra të mbarë territoreve shqiptare edhe kjo promovohet sot në po të njëjtin vend, në orën pesëmbëdhjetë.

“Është romani im i dytë ky që do të promovohet sot, u kushtohet grave anti- fashiste, që përjetuan edhe kampet e përqendrimi dhe për to kurrë s’kemi folur, kjo është tema kyçe e romanit  “Udhëkryqi”. Ndërsa “Përflakje dhe Stuhi” flet për periudhën e vështirë gjatë luftës, por edhe disa tema të tjera që janë aktuale, si vetmia në kohen e epidemisë, ka edhe poezi për  heronjtë e Kosovës. Ndërsa “Bima Ime e Kuqe“ është një edicion i poetëve gra të mbarë territoreve shqiptare që edhe ajo promovohet sot, në ora pesëmbëdhjetë”, ka thënë Brovina për RTK.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Kulturë