12:24 / 20.04.2022
Muriqi pas golit ndaj Alavesit: Do të luftojmë deri në fund
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi ka qenë edhe një herë protagonist tek Mallorca, duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij ndaj Deportivo Alavesit (2-1).
Muriqi e realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fund të pjesës së parë.
“Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar 27-vjeçari në rrjetin social, “Instagram”.

Sulmuesi prizrenas e shënoi golin e katërt në La Liga këtë sezon, derisa është i huazuar në Mallorca për gjashtë muaj dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij, përkundër formës së mirë në të cilën po kalon në ndeshjet e fundit.
Kartonin e tij e ka në pronësi Lazio, e cila do të mundohet ta shesë lojtarin gjatë verës që vjen.























