Çitaku: Thaçi e të tjerët, kanë edhe një betejë!
BKT
Lajme

Çitaku: Thaçi e të tjerët, kanë edhe një betejë!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, njoftoi se ka vizituar ish-Presidentin Hashim Thaçi, në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po mbahet nga Prokuroria e Dhomave të Specilzuara si i akuzuar për krime lufte.

Çitaku shkroi se Hashim Thaçi me bashkëluftëtarë i gëzohen çdo suksesi të Kosovës dhe nuk e bëjnë as përpjekjen më të vogël për të ndërhyrë politikisht.

“E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare”, shkroi Çitaku,e cila dikur ishte minister e Integrimeve Evropiane, në kohën kur Thaçi ishte kryeministër.

“Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfarëdo lloj ndikimi politik”, shkroi, Çitaku, e cila më vonë u emërua edhe Ambasadore e Kosovës në SHBA.

No description available.

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë si të akuzuar, janë vizituar nga miq të shumtë.

Derisa ende procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka filluar, Dhomat e Specializuara vazhdojnë në mbajnë seanca ndaj disa të akuzuarve të tjerë.


MË SHUME NGA Lajme