Abdixhiku shpjegon kur vdes demokracia
BKT
Foto: LDK
Lajme

Abdixhiku shpjegon kur vdes demokracia

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi të mërkurën një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik.

Ai diskutoi për sfidat politike që ka Kosova dhe nevojën për reforma në arsim. Abdixhiku e cilësoi  politikën e jashtme si skandaloze dhe paraqiti qasjen dhe vizionin e LDK-së për këto sfida.

Sipas një komunikate të LDK-së, njëra ndër çështjet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e trajtoi me theks të veçantë ishte, siç u shpreh ai, shkelja e Kushtetutës nga akterët e pushtetit aktual, krijimi i precedentit për mosmarrje të përgjegjësisë, si dhe interpretimi i vendimit të Gjykatës me gjuhë politike nga ana e pushtetit.

“Për më keq, Kushtetuta është shkelë edhe nga ata që është dashur të merren me reformën në arsim, përkatësisht ministrja e Arsimit, ndaj, kjo është e papranueshme. Demokracia na duhet e gjallë dhe funksionale, ndërsa shkelja, analizimi dhe interpretimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga pushteti është përpjekje për defunksionalizim dhe mbytje të demokracisë”, theksoi Abdixhiku.

Në fund, Abdixhiku u është përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të studentëve që kishin të bënin kryesisht me rolin e LDK-së si parti opozitare.  /E.H/


MË SHUME NGA Lajme