Largohen edhe një grup i afganëve nga Kosova
BKT
Foto: Ambasada Amerikane në Kosovë
Lajme

Largohen edhe një grup i afganëve nga Kosova

Edhe një grup i afganëve të cilët po qëndronin në Kosovë, të strehuar në marrëveshje mes Kosovës e SHBA-së. Ata janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Kjo është bërë e ditur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ambasada amerikane bën të ditur se afganët janë larguar pas kontrolleve të nevojshme dhe të kërkuara mjekësore.

“Sot, pas përfundimit të të gjitha kërkesave të verifikimit dhe mjekësore, një grup tjetër i të evakuuarve afganë u nis nga Kosova për në SHBA", njofton Ambasada Amerikane në Kosovës.

"Falë bujarisë dhe mikpritjes së Kosovës, afro 600 afganë të pritur më parë në Kampin Liya, janë larguar për të filluar një jetë të re me familjet e tyre në SHBA. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Ambasada amerikane në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme