Haradinaj pret në takim ambasadorin belg
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefin e Zyrës Diplomatike Belge në Kosovë, Julien Sasse.
Në takim është biseduar për zhvillimet politike e ekonomike në vend, si dhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se me këtë rast ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Belgjika si shtet mik, gjithmonë ka qëndruar përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë me fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.
Ambasadori Sassel, nga ana e tij, konfirmoi se Belgjika do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat.























