17:10 / 20.04.2022
Trepça ’89 rikthehet në Superligë
Pas vetëm një viti garash në Ligën e Parë, Trepça ’89 ka siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit tonë.
Fatmir Bytyqi /RTKLive.com
Skuadra nga ‘Riza Lushta’ mundi rivalin lokal Trepçën, me rezultat 2-0, duke u shpallur kampion të Ligës së Parë në Grupin A.

Albutrint Morina dhe Shpëtim Idrizi shënuan nga një gol për fitoren e Trepçës ’89, e cila tani ka epërsinë e 12 pikëve në krye të tabelës, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të këtij kampionati.
Bazuar në rrjedhën e deritashme të këtij sezoni, mitrovicasit me plotë meritë rikthehen në Superligën e Kosovës në futboll.























