“RTK PRIME” sonte me dy tema debati
Sonte emisioni “RTK PRIME” sjell në ekranin e RTK-së, debat dhe analizë mbi atë që pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe raportin e organizatës amerikane “Freedom House”.
Kosova në këtë seancë të KS të OKB-së do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila gjatë ditës është takuar edhe me ambasadoren e SHBA-së në OKB.
E për të diskutuar mbi këtë temë, në studion “RTK PRIME” janë Avni Spahiu, ish-ambasador i Kosovës në SHBA, Artan Muhaxhiri- analist dhe po ashtu Muhamet Hajrullahu analist dhe gazetar.
Seanca në KS të OKB-së do të fillojë në orën 21:00, sipas kohës lokale në Kosovë dhe RTK do ta transmetojë drejtpërdrejt.
Por përveç kësaj, në këtë emision do të flitet edhe për raportin e fundit të publikuar nga organizata amerikane “Freedom House”, e cila përveç disa përparimeve, ka evidentuar edhe disa ngecje në Kosovë.























