19:02 / 20.04.2022
Haradinaj: Kam punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth publikimit të raportit nga Freedom House, në të cilin thuhet se Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ishin të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.
Haradinaj në faqen e tij në facebook ka shkruar se ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
“Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë e po ashtu do të vazhdojë t’i bëj opozitë Qeverisë së tanishme", ka shkruar Haradinaj në Facebook .
Ai shkruan se do të jetë në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje. /F.S























