Zyrtarja e EBU-së, takime me drejtues të RTK-së
Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së kanë pritur sot në takime të ndara përfaqësuesen e Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU), Radka Betcheva.
Në këto takime është diskutuar për sfidat e RTK-së si Transmetues Publik dhe format e bashkëpunimit me EBU-në.
Betcheva e cila është shefe e Marrëdhënieve me Anëtarët në Evropën Qendrore dhe Lindore, është njoftuar nga Bordi dhe nga Menaxhmenti i ri në detyrë i drejtuar nga Shkumbin Ahmetxhekaj lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur gjatē dy muajve të fundit, që kanë të bëjnë me kthimin dhe zbatimin e ligjshmërisë, menaxhimin e përgjegjshëm financiar brenda kornizave buxhetore, rritjen e cilësisë programore, ruajtjen e pavarësisë editoriale, në shërbim të publikut.

Përfaqësuesja e EBU-së është shprehur e gatshme për të ndihmuar drejtuesit e RTK për arritjen e objektivave zhvillimore për avancimin e Transmetuesit Publik ashtu sikurse është njoftuar për qēllimin e RTK-së që në të ardhmen e afërt të aplikojē pēr anëtarësim në EBU.























