Spahiu: Serbia do të mundohet të përfitoj nga zgjedhjet dhe referendumi
Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu tha se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pritet një diskurs nga Rusia e cila do të përpiqet ta shfrytëzojë atë për çështje politike.
Sipas tij, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Serbia.
“Serbia do t’i ketë dy pika kryesore mos lejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe mos lejimin e referendumit e që do të përpiqe që t’i kapitalizojë ato dhe do të vazhdojnë sulmet ndaj Kosovës”, tha Spahiu.
Këto komente Spahiu i ka bërë në emisionin “RTK PRIME” ku po diskutohet dhe analizohet mbi atë që pritet të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe raportin e organizatës amerikane “Freedom House”.
Po ashtu, sipas Spahiut, Serbia do të akuzojë Kosovën për mos realizim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Në anën tjetër , analisti politik Artan Muhaxhiri tha se do mbledhja në Këshillin e Sigurimit do të jetë një formalitet, e megjithatë siç tha ai, palët do t’i paraqesin opinionet e veta.
Megjithatë ai tha se meqenëse në këtë mbledhje janë ministrat të ftuar do te ketë pakë hapësirë që të ketë diçka të veçantë.
“Por çështja e Dik Martit gjithsesi do të duhet të ishte temë debati në këtë mbledhje. Kosova i ishte nënshtruar një presioni dhe një ofendimi një njollosje të imazhit të pa precedent me temat nga libri i famshëm i Krala Del Pontes dhe dëmi i është bërë Kosovës dhe një njollosje. Raporti i Martit ka qenë një vulë e njollosjes së Kosovës”, tha Muhaxhiri.
Ndërkaq, analisti dhe gazetari Muhamet Hajrullahu u shpreh se do të ketë një raport shabllon të UNMIK i cili tenton t;ia zgjat mandatin e vetë.
“janë dy tre gjëra që duhet ti thotë ministrja, e para duhet të flas për Dik Martyn, se çfarë po ndodh me të pas kërcënimeve që ka marrë për raportin e tij. E dyta ministrja duhet të raportoj edhe për sulmet që i janë bërë policisë së Kosovës. E treta edhe gjatë agresionit rus në Ukrainë kemi parë lajme negative të tilla që e lidhin edhe Kosovën dhe e prishin imazhin e Kosovës”, tha Hajrullahu.
Ndryshe, Kosova në këtë seancë të KS të OKB-së do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila gjatë ditës është takuar edhe me ambasadoren e SHBA-së në OKB. /F.Sertolli























