Erik ten Hag zyrtarisht trajner i ri i Manchester Unitedit
Manchester United edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka emëruar Erik ten Hag në postin e trajnerit të skuadrës.
“Djajtë e Kuq” dhe trajneri holandez kanë nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025, me opsion edhe për një vit tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes një komunikate të lëshuar në uebfaqe.
“Manchester United është i lumtur të njoftojë emërimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë për meshkuj, subjekt i kërkesave për vizë pune, nga fundi i këtij sezoni deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.
Erik ten Hag te Man United do ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick.
52-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ajaxit, gjigantit holandez që nga viti 2017, ndërsa kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Ten Hag karrierën e kishte nisur si ndihmëstrajner te PSV për të drejtuar më pas Go Ahead Eagles, skuadrën II të Bayern Munich dhe Utrechtin.























