Dëshmitari Musli Halimi, pohon se trajnoi edhe anëtarë të BIA-s
BKT
Foto: RTK
Lajme

Dëshmitari Musli Halimi, pohon se trajnoi edhe anëtarë të BIA-s

Dëshmitari i 11-të i mbrojtjes, Musli Halimi, në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit Salih Mustafa, vazhdoi edhe sot (e enjte), dëshminë para turpit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo pasi dhënien e dëshmisë ai e filloi të mërkurën.

Valbona Thaçi / RTKlive.com

Halimi edhe sot u  pyet rreth qendres stervitore në fshatin Zllash të Prishtinës, dhe zhvillimet që janë bëre atje.

Duke iu përgjigjur prokurorës Silvia D’Ascoli për Rrahman Dinin, ai tha se me këtë person ka pasur shume kujtime gjatë luftës, duke treguar përjetimet  se si e ka bartur në shpinë dhe kanë biseduar.

“Sepse ka qenë i sëmurë dhe e kam mbajtur nga Prapashtica deri në Koliq. Çka ka qenë i sëmurë nuk e di, por s’ka mundur të lëvizë”, tha Halimi.

“Me sa e di ka qenë i sëmurë prej zemre dhe mushkërive, por mundësia e tij me ecë nuk ka qenë”, tha dëshmitari.

Halimi tha se ka qenë ai që është dashur t’i bartë të plagosurit bashkë me luftëtarët, nga Prapashtica në Koliq. “Që në vijë ajërore është diku 5 km”.

Halimi ka treguar se Rrahman Dinin e ka dërguar në një batalion tjetër të “Brigadës 153” dhe detyra e tij ka qenë ta dërgojë deri në atë bazë e të kthehet prapë në Prapashticë.

Prokurorja ka vazhduar ta pyes Halimin edhe për BIA-në dhe se ku ishin  të vendosur. Gjithashtu, nese është ne dijeni se ka trajnuar ndonjë anëtar të BIA-së , duke thënë se kanë prova se BIA ishte ne Zllash.

Dëshmitari tha se nuk është në dijeni që ka qenë një vend ku të njëjtit kanë qëndruar në Zllash, dhe se në trajnim të rekrutëve ka pasur edhe anëtar të BIA-së.

“Me kadetët që kanë ardhur në qendër stërvitore, nuk jam marrë me biografinë e tyre apo ardhjen e tyre”, tha ai.

“Kjo është parapërgatit dhe lista ka ardhur e saktë, e nuk ka qenë detyrë e imja të merrem me të dhënat apo biografinë e tyre, kush është, çka është”. Tha dëshmitari Halimi.

“Detyra ime ka qenë t’i trajnoj dhe t’i përmbahem listës që ka ardhur nga ‘Brigada 153”, tha dëshmitari Halimi.

I pyetur se kush e vuri në kontakt me ekipin e mbrojtjes që të japë deklaratë për ta, Halimi deklaroi se e kanë telefonuar avokatët e Salih Mustafës.

“Nuk mund të them që dikush ka ardhur më ka thënë. Jam takuar me avokatët e Salih Mustafës. Nuk më kanë bërë presion dhe me vetdëshirë jam taku me ta”, tha ai.

“Kush iu ka thënë atyre nuk e di, por ata më kanë thirrë mua dhe me vetdëshirë kam pranuar dhe kam dhënë deklaratë”.

Lidhur me arrestimin e Mustafës, ai tha se është informuar përmes mediave. Dëshmitari u pyet edhe për procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, ku tregoi se nuk e ka përcjellë shumë sepse nuk ka qenë i interesuar.

“ Vetëm se kam dëgjuar aty-këtu ndonjë lajm se Radio Televizioni i Kosovës i jep çdo herë këto seanca dhe kam mundur ta dëgjoj ndonjëherë përmes televizionit”, tha dëshmitari Musli Halimi, i cili edhe përfundoi në tërësi dhënien e dëshmisë së tij.


MË SHUME NGA Lajme