(E plotësuar) Përfundon takimi trepalësh Bislimi-Lajçak-Petkoviq
BKT
Lajme

(E plotësuar) Përfundon takimi trepalësh Bislimi-Lajçak-Petkoviq

N.M. /RTKlive

Takimi trepalësh ka nisur pas orës 16:00. Jozyrtarisht mësohet se nuk ka përafrim të qëndrimeve për çështjen e targave. 

Ka përfunduar takimi trepalësh në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Lajmin e konfirmon korrespodentja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina.

Pritet që të ketë edhe deklarime për media, ndonëse ende nuk dihet nese palët kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Kjo pasi sot është afati i fundit për arritjen e një marrëveshje të tillë, pas protestave e tensioneve, gjashtë muaj më parë në veri të vendit, pasi Kosova vensdosi masën e reciprocitetit.

Takimi trepalësh ka nisur pas orës 16. Jozyrtarisht mësohet se nuk ka përafrim të qëndrimeve. 

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje palëve që të arrijnë kompromis për çështjen e targave. Më 30 shtator, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje të përkohshme për targat.

Por grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së kanë afat deri më 21 prill të arrijnë një marrëveshje finale.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i fundit i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë. 

"Sot po zhvillohet takimi i kryenegociatorëve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne kemi një agjendë të plotë me çështjet aktuale, përfshirë targat e makinave, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë", shkroi Lajçak në Twitter.

Një ditë para skadimit të afatit, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai gjatë qëndrimit në Beogradi tha se BE-ja pret që palët t'i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog./N.M./

Image


MË SHUME NGA Lajme