Gucati e Haradinaj mbesin në paraburgimi deri në shpalljen e aktgjykimit
BKT
Lajme

Gucati e Haradinaj mbesin në paraburgimi deri në shpalljen e aktgjykimit

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ua vazhdoi paraburgimin krerëve të Organizatës së Veteranëve së Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Trupi gjykues i kësaj gjykate u ka refuzuar kërkesën e avokatit për mbrojtjen në liri, dhe ka lënë në fuqi masën e paraburgimit për të dy krerët e OVL të UÇK-së.

Paraburgimi atyre u është vazhduar derisa të shpallet aktgjykimi për dhe të njëjtit pritet që brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës kur edhe do të jepet verdikti për ta.

Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020. Seanca e paraqitjes së parë të Haradinajt dhe të Gucatit, si të dyshuar, para gjykatësit të vetëm, Nikola Giju, u mbajt përkatësisht më 29 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve. /F.S


MË SHUME NGA Lajme