Diplomatja e lartë amerikane, të hënën në Kosovë
BKT
Lajme

Diplomatja e lartë amerikane, të hënën në Kosovë

Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor nga 25 deri më 29 prill, me ndalesa në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Jeton Musliu / RTKlive.com

Njoftimin e publikoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, shkruhet në njoftim.

” Ajo do të udhëtojë në Serbi më 26 prill për t’i kërkuar Serbisë të avancojë reformat për integrimin e saj evropian. Ajo do të përsërisë nevojën që Serbia dhe Kosova të riangazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE.

Më 27 prill, në Bosnje dhe Herzegovinë (BeH), Dr. Donfried do të inkurajojë zyrtarët të rifillojnë pjesëmarrjen institucionale në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Ajo do t’i kërkojë BeH-së të mbajë zgjedhjet e vjeshtës në kohë dhe të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit endemik.

Në Maqedoninë e Veriut, më 28 prill, ajo do të takohet me udhëheqësit e qeverisë për të sinjalizuar mbështetjen tonë të fortë për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për t’i falënderuar ata për ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.

Dr. Donfried do të udhëtojë në Mal të Zi, më 29 prill, ku do të theksojë mbështetjen e SHBA-së dhe nevojën për të përshpejtuar punën në rrugën euro-atlantike të Malit të Zi dhe pranimin në BE, forcimin e anëtarësimit në NATO dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e korrupsionit”, thuhet më tutje në njoftim

Vizita e zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit ndodhë në kohën kur në Kosovë e rajon po qëndrojnë tre senatorë.


MË SHUME NGA Lajme