VIDEO-Sigurimi i produkteve bujqësore do të rriste prodhimin vendor
BKT
Lajme

VIDEO-Sigurimi i produkteve bujqësore do të rriste prodhimin vendor

​​​​​​​Fermeri Xhavit Kozhani që ka të mbjella disa hektarë me mjedër, prej se cilës thotë se ka të ardhura të kënaqshme, dhe tregun e sigurt.

Ahmet Maholli, RTK

Kozhani i cili përveç familjes, ka edhe të punësuar, thotë se i mungon përkrahja nga ana e shtetit, pavarësisht se ka bërë kërkesa për ta ndihmuar, sidomos kur kushtet klimatike ia kishin dëmtuar mjedrat.

“Na kërkesa kemi bërë, dhe kemi nevojë për ndihmë nga qeveria, por, për fat të keq nuk kam mundur të marr, kam aplikuae, Ishalla aprovohen kërkesat tona, kam kërkuar frigorifer për të ruajtur mjedrën sepse po ka nganjëherë mjedra shumë dhe nuk ka mundësi te blerësi me i dergu, me pas frigoriferin mund t’i mbrojm”, tha ai për RTK.

Duke e parë që mund të ketë sërish dëmtime të kësaj kulture bujqësore, ai deklaron se është e nevojshme që të bëhen sigurimet në bujqësi, në mënyrë që të mos dëmtohet buxheti.

Xhavit Kozhani i cili ka të mbjella 3.5 hektarë me mjedër, vitin e kaluar kishte blerë policën e sigurimit prej së cilës ishte rimbursuar pas dëmtimit të kësaj kulture bujqësore.

E, pikërisht për rëndësinë e bujqësisë Ministria e Bujqësisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare mbajti takim me temën “Sigurimi i Bujqësisë në menaxhimin e rreziqeve e motit”.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, tha se Ministria mbetet e përkushtuar në rritjen, mbështetjen dhe zgjerimin e sektorit të sigurimeve në bujqësi. “Ne do të vazhdojmë me programin e pagesave direkte ku kemi prezantuar subvencionimin në masën prej 75 % të primit për sigurime bujqësore dhe presim që të rritet numri i fermerëve që sigurojnë prodhimet e tyre përkundër faktorëve të rreziqeve të motit dhe faktorëve të tjerë”, tha Peci.

Kurse Visar Perani nga IFC u bën thirrje të aplikojnë për të blerë policat e sigurimit. “Ju kisha lut juve të gjithëve që jeni këtu që ta sensiblizojmë tregun që fermerët të njoftohen me sigurimet bujqësore dhe ti blejnë këto polica vet fakti që qeveria ka zotuar 75 % të financimit të primit të sigurimit, besoj se është një faktor shtesë që të rritet kërkesa e fermerëve të rrite për këto polica”, tha ai.

Për të tejkaluar sfidat shumë vende kanë zhvilluar dhe zbatuar skema të sigurimeve bujqësore, duke u ndihmuar fermerëve që të blejnë polica të sigurimit.

 


MË SHUME NGA Lajme