Për vizitën e Presidentit të Letonisë, Prishtina stoliset me flamuj
BKT
FOTO: Afet Bela/rtklive.com
Lajme

Për vizitën e Presidentit të Letonisë, Prishtina stoliset me flamuj

Sot në Kosovë qëndron për vizitë zyrtare Presidenti i Letonisë, Egils Levits. Temë e diskutimeve sipas Presidencës letoneze, do të jetë siguria në Evropë. RTK e transmeton drejtpërdrejt ceremoninë e pritjes dhe konferencën për media të kreut të shtetit letonez.

Jeton Musliu / RTKlive.com

Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit kosovar. RTK ka siguruar agjenden e presidentit letonez, sipas së cilës, ai do të mbërrijë në orën 10:00 në Prishtinë.

Për këtë arsye, edhe sheshi “Ibrahim Rugova”, që ndodhet para institucioneve si Presidenca, Kuvendi e Qeveria, janë bllokuar që në orët e hershme të mëngjesit.

Gjithashtu, edhe disa rrugë të kryeqytetit janë stolisur me flamuj të Kosovës dhe të Letonisë në shenjë mirëseardhje për kreun e shtetit letonez.

No description available.

Ndërkohë, do të ketë edhe devijime të trafikut në Prishtinë. Presidenti i Letonisë, vjen në Prishtinë nga Shkupi, ku në  Maqedoninë e Veriut, takoi zyrtarët më të lartë të këtij shteti.

Prandaj, edhe rruga nga drejtimi i “Veternikut”, në drejtim të “Rrethi i flamurit”, pastaj nga Menza e Studentëve, drejt Ministrisë së Arsimit dhe deri tek Kuvendi i Kosovës, për pjesmarrësit në trafik, mund të ketë vonesa në qarkullim.

No description available.

Me qëllim të qarkullimit të lirë të eskortës nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurta kohore, të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare.

Agjenda

No description available.

Presidenti letonez, në orën 11:00 do të mbjellë pemën që simbolizon miqësinë mes dy vendeve kurse në orën  11:40, do të mbajë një konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. 

Në orën 12:15, ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kurse në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Takimet e tjera të kreut të shtetit letonz do të jenë me komandantin e KFOR-it si dhe me trupat letoneze që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Vizita e tij është e para në Kosovë, por jo edhe e vetmja e një zyrtari të lartë letonez. Kjo pasi më parë, Prishtinën e kishte vizituar ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Artis Pabriks.

 


MË SHUME NGA Lajme