Ministri Çeku krenar me punën e artistit Jakup Ferri
BKT
Kulturë

Ministri Çeku krenar me punën e artistit Jakup Ferri

Kosova ka hapur Pavijonin në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie.

Artistit Jakup Ferri, prezanton Kosovën sivjet në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecie ngjarjen më të madhe në botë të artit bashkëkohor me instalacionin “Monumentaliteti i Përditshmërisë”, ndërsa kuratore do të jetë Inke Arns. 

Në edicionin e sivjetmë, të 59-in me radhë, Kosova merr pjesë për herë të pestë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit. Pavijoni i shtetit më të ri të Evropës është krahas atij të Ukrainës që paraqitet me ngjyra të zymta.

Me këtë rast, i pranishëm në hapjen e Pavijonit të Kosovës ishte edhe ministri Hajrulla Çeku, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar artistin Ferri për punën e tij.

Më poshtë postimi i plotë i ministrit Çeku:

Në një mjedis plot energji pozitive dhe shumë pjesëmarrës, sot hapëm për vizitorë nga mbarë bota pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venecias.

Krenari pa fund të shohim punën e artistit Jakup Ferri dhe paraqitjen dinjitoze të vendit tonë në një prej ngjarjeve më të mëdha ndërkombëtare të artit. Hapësira plot jetë e pavijonit ku gjithçka brenda tij është e punuar dhe kuruar deri në detajin e fundit po tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve dhe ky fakt na gëzon shumë.

Përgëzime artistit Jakup Ferri, kuratores Inke Arns, komisioneres Alisa Gojani Berisha dhe gjithë ekipit për punën që kanë bërë në prezantimin e vlerave të krijimtarisë sonë artistike.

Për më shumë informata rreth Pavijonit të Kosovës në Venedik, vizitojeni faqen e tyre zyrtare:

https://www.facebook.com/Kosovo-Pavilion-59th-Venice-Biennale-Jakup-Ferri-109655504950798/

 


MË SHUME NGA Kulturë