LDK bojkoton votimet në Kuvendin e Kosovës
Afet BELA/ RTKlive.com
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, edhe njëherë e ka bërë të qartë se LDK-ja nuk do të marr pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës.
“Ne kemi vendosur se nuk do të marrim pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës, deri sa të votohet Komisionin Hetimore për energjinë, pasi që ne konsiderojmë si të drejtë kushtetuese dhe ligjore, mbi të gjitha e konsiderojmë të drejtë të qytetarëve tanë. Ka ndodhur një papërgjegjësi e pa parë për energjinë, dhe ka ndodhur një vendim skandaloz që i merr Kosovës 120 milionë euro dhe i jep një kompanie private”, tha Abdixhiku pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për media.
Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë vendim që me 29 dhe 30 prill të këtij viti, të mbaj Konventën saj programore me sloganin “Lidhja për të ardhmen”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë me dije se në konventë janë ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, deputetët, asamblistët, strukturat e saj etj. Ai ka ftuar që të gjithë të interesuarit të jenë pjesë e LDK-së për shkak të programit që ka partia opozitare.
Në këtë konferencë Abdixhiku ka folur edhe tema të tjera, siç është edhe dialogu me Serbinë. “Dialogu do të zgajtet në pafundësi dhe nuk do të ketë fare rezultate, targat e lëshuara nga Qeveria e Serbisë për qytetet të Kosovës, po futen në një afat të papërcaktuar”, tha ai.
Sipas tij Kosova duhet të negociojë në çështje në interes dhe duhet të shfrytëzojë komentimin. “Çdo komunikim ndërkombëtar është i qartë, dhe të jetë njohja e ndërsjellët dhe të mbrojë frymën shtetërore, pra thjesht çështjet teknike të dialogut janë të parëndësishme”, tha Abdixhiku.























