Drejtuesit e RTK-së dhe RTSH-së zotohen për thellim bashkëpunimi
BKT
Lajme

Drejtuesit e RTK-së dhe RTSH-së zotohen për thellim bashkëpunimi

Menaxhmenti i RTK-së i drejtuar nga u.d. drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, u.d zëvendësdrejtori, Arsim Halili, drejtori i RTK-TV-së, Festim Kabashi dhe u.d. drejtorja e Radio Kosovës, Flora Durmishi janë takuar sot në Tiranë me udhëheqësit e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), drejtorin e përgjithshëm, Enkelejd Joti dhe nëndrejtorin, Redi Neziri.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy televizioneve publike dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve. Menaxhmenti i RTK-së është njoftuar për mënyrën e funksionimit dhe organizimit të brendshëm të RTSH-së, ashtu sikurse për mundësitë e bashkëpunimit programor në hapësirën televizive publike mbarë shqipare. Drejtuesit e RTK-së kërkuan nga homologët në Tiranë mbështetje për synimin e anëtarësimit të Kosovës në Unionin e Transmetuesve Evropian (EBU) si dhe për bashkëprodhimin e emisioneve me karakter mbarëshqiptar. Menaxhmenti i RTSH-së theksoi përkushtimin dhe mbështetjen për realizimin e projekteve të përbashkëta.


MË SHUME NGA Lajme