Meçi Tyson Fury - Dillian Whyte vjen të shtunën në RTK
BKT
Sport

Meçi Tyson Fury - Dillian Whyte vjen të shtunën në RTK

Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury do të ndeshet këtë të shtunë ndaj Dillian Whyte.

Meçi që pritet të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës do të transmetohet direkt nga RTK të shtunën me fillim nga ora 21:00.

 Fury do të përpiqet ta mbrojë titullin e kategorisë WBC.

Cilido që do ta fitojë këtë ndeshje gjigantësh më pas mund të përballet me fituesin e meçit numër dy mes Oleksandr Usyk e Anthony Joshua, ku më pas do të vendosej për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks.