Zemaj: Qeveria nuk mori parasysh kërkesat e opozitës në dialog
BKT
Lajme

Zemaj: Qeveria nuk mori parasysh kërkesat e opozitës në dialog

Deputeti i nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, i ftuar në emisionin “IMAZH” të RTK-së, ka thënë se insistimi i LDK-së, për një dialog politik që do të përfundonte me njohjen e ndërsjellë, nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Kjo, sipas tij, mund të jetë bërë nga mospërvoja e tyre në qeveri.

“Mospërfillja e opozitës me rekomandime në dialog ishte e pasinqertë nga ana e qeverisë. Në dialog dhe në integrime evropiane dhe në raport me Serbinë në të kaluarën nuk kemi pasur dallime  dhe nuk është dashur të kemi dallime pozitë e opozitë. Mirëpo rrëshqitja e dialogut me Serbinë në atë teknik dhe elementar, po devijon edhe nga na rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë si piksynim i Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, për fuqizimin e subjektivitetit të Kosovës dhe integrimin tonë prosperues në struktura euroatlantike”, ka thënë Zemaj në RTK.

Ai ka thënë se me këtë qasje në dialog nga ana e qeverisë nuk do të ketë ecje konstruktive në dialog.

Prandaj, siç shprehet Zemaj, mosarritja e një marrëveshjeje për targat do ta pengojë lëvizjen e lirë në të dyja anët.

“Mosarritja e marrëveshjes për targat pos që do ta pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, do të pengojë edhe në avancimin e dialogut më tutje, në një dialog politik e përfundimtar, porse kemi mbetur në dialog teknik e elementar”, tha Zemaj. /F.Sertolli


MË SHUME NGA Lajme