Haradinaj-Kurtit i shtron një varg pyetjesh rreth skandalit financiar
BKT
Lajme

Haradinaj-Kurtit i shtron një varg pyetjesh rreth skandalit financiar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shtruar një varg me pyetje drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka kërkuar nga kreu i Qeverise, se ai duhet t’ia shpjegojë popullit se ku është në këtë histori.

Po ashtu i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pyetur Kryeministrin Kurti, se pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend.

“Pse ka dështuar Kosova C, pse ka dështuar Kosova e Re, pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës, pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit, pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri, se është refuzuar gazi amerikan, pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë, pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike. Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori”, ka shkruar ai në Facebook. /F.S.


MË SHUME NGA Lajme