Tërmet në Bosnje, ndjehet edhe në Kosovë
BKT
Lajme

Tërmet në Bosnje, ndjehet edhe në Kosovë

Një tërmet është ndier në Kosovë rreth orës 23:00 të premten.

Epiqendra e këtij tërmeti, që  është ndjerë  edhe te vendet e tjera të rajonit, është regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë, konkretisht 15 kilometra  në  vendbanimin Stolc.

Sipas  faqes Earthquick, ky tërmet kishte magnitudë  prej 5.9 shkallët të Rihterit. Në bazë  të informacioneve tërmeti është ndjerë në Kroaci, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi , Itali dhe Slloveni.

Ndërkohë, gazetari i televizionit publik të Bosnjës, Adnan Demic nga Mostari ka treguar për RTKlive se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe ka shkaktuar edhe dëme në disa ndërtesa. Sipas tij dridhjet e tokës kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalur jashtë shtëpive të tyre.

Foto e dërguar nga Adnan Demic pas tërmetit (rruga e Titos në Mostar)

 


MË SHUME NGA Lajme