Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me raport pas tërmetit
BKT
Lajme

Rrjeti Sizmologjik i Kosovës del me raport pas tërmetit

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnje e Hercegovinën të premten pak para mesnatës. Lëkundjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit.

Lidhur me këtë tërmet me një raport ka dalë edhe Shërbimi Gjeologjik i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, i cili ka bërë të ditur se dridhjet e tokës janë ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.

Raporti i plotë:

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike,
Më datë 22.04.2022
Në ora 23 : 07 sipas kohës lokale,
Bosnja dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km
Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat:
Latituda        43.05 N
Longitude  18.21 E

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.
Ministria e Ekonomisë  
Rrjeti Sizmik, SHGJK


MË SHUME NGA Lajme