Kujdesi për fëmijët lëmoshëkërkues
BKT
Lajme

Kujdesi për fëmijët lëmoshëkërkues

Rreth 70 fëmijë janë evidentuar brenda tre muajve të këtij viti si lëmoshëkërkues. Ata pjesën më të madhe të ditës e kalojnë rrugëve në kushte të rënda e temperatura të ulëta.

Muharrem MIftari/RTKLive.com

 

Mungesën e përkujdesjes ne familje si mundësi për pak qëndrim e gjejnë në qëndrimin ditor, ku u ofrohen kujdes për fëmijët e ngelur në rrugë.

Në këto qendra fëmijët bëhen pjesë e punëtorive, ku bëjnë gjëra interesante e me mesazh për shoqërinë.

Kështu, lidhur me aktivitetin e ofruar për këta fëmijë në lëmoshë, drejtoresha e Qendrës për Qëndrim Ditor, Egzona Gashi, foli për aktivitetin e kësaj qendre kushtuar pikërisht këtyre fëmijëve.

“Qendra është një ambient i sigurt, i ngrohtë e i dashur për fëmijë, ku përveç ushqimit, atyre u ofrohen edhe aktivitete tjera mësimore”, tha ajo.

Problemet me të cilat ballafaqohen këta fëmijë janë të natyrës ekonomiko sociale, që detyrohen të bëjnë veprime të tilla për mbijetesë.

Me këtë dukuri po merret edhe policia me qëllim të parandalimit të rasteve.

Bëhet e ditur se Qendra e Qëndrimit Ditor funksionon përmes bashkëpunimit me institucionet e ndryshme të vendit, ndonëse e hapur për të gjithë aty frekuentojnë më shumë nga komunitet.


MË SHUME NGA Lajme