Trafiku në Prishtinë, si kurrë më parë
Jeton Musliu / RTKlive.com
Nga sot ka nisur që në Prishtinë të zbatohet plani i hartuar nga komuna për trafikun brenda qytetit. Në të gjitha udhëkryqet, ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke drejtuar trafikun.
Megjithatë, në disa udhëkryqe,sikurse në lagjen “Dardani”, ka më shumë kaos, për shkak se shumë qytetarë, që hyjnë në Prishtinë, duket se ishin më pak të informuar për mënyrën e re të qarkullimit në trafik.
Njësoj edhe në hyrjet e tjerë si nga lagja e “Veternikut”.
Megjithatë, në pjesën tjetër, duket se qarkullimi po bëhet më i shpejtë.
Ky pilot-projekt është në testim për të parë nëse funksionin siç duhet në mënyrë që të shkarkohet nga automjetet, qendra e kryeqytetit.
Kryetari komunës, Perparim Rama, tha për RTK-në se njëra korsi do të jetë për vetura, kurse tjetra për shëtitje në këmbë dhe me biçikleta.
Këto janë rrugët që po të testohen në qarkore njëkahëshe:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.























