Prishtina në fotografi, qarkorja e re në trafik
BKT
FOTO/ RTK
Lajme

Prishtina në fotografi, qarkorja e re në trafik

Qendresa Duraku /RTK

RTKlive.com sjell fotografi nga rrugët e Prishtinë, në të cilat trafiku është duke u zhvilluar njëkahor.

nga sot ka nisur që në Prishtinë të zbatohet plani i hartuar nga komuna për trafikun brenda qytetit.

Në të gjitha udhëkryqet, ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke drejtuar trafikun.

Ky pilot-projekt është në testim për të parë nëse  funksionin siç duhet në mënyrë që të shkarkohet nga automjetet, qendra e kryeqytetit.

Kryetari komunës, Perparim Rama, tha për RTK-në se njëra korsi do të jetë për vetura, kurse tjetra për shëtitje në këmbë dhe me biçikleta.

Këto janë rrugët që po të testohen në qarkore njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

 


MË SHUME NGA Lajme