45% e fëmijëve, s’e kanë parë kurrë prindin duke lexuar libër
RTKlive.com
Me 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive.
Pikërisht kësaj teme, librit dhe leximit, i kushtohet emisioni arsimor i kësaj jave, “Kriter” në RTK.
Hulumtimet e fundit tregojnë se rreth 45 % të fëmijëve nuk i kanë parë kurrë prindërit duke lexuar. Prandaj, imponimi i lektyrave shkollore nga mësimdhënësit, po ndikon negativisht.
Kjo është një nga temat që trajtohet këtë javë në emisionin arsimor “Kriter”, ku do të flitet për rëndësinë e librit në formësimin e kulturës së përgjithshme.
Gjithashtu, librat më të shtrenjtë janë ata për mjekësi - deri në 120 euro e kjo paraqet penge për studentët, ndërkohë që qytetarët dhe librashitësit kërkojnë heqjen e TVSH-së për librin. Në anën tjetër, mini-bibliotekat mbesin të padëshirueshme për qytetarët.
Sipas disa raporteve hulumtuese del se 20% e shkollave në vend nuk kanë biblioteka fare, ndërsa 70% e bibliotekave ekzistuese nuk kanë tituj të përshtatshëm dhe atraktiv për fëmijët.
Disa mini-biblioteka që u vendosen nëpër Prishtinë, u dëmtuan, shpesh dhe nga vet nxënësit. Prandaj, raporti i nxënësve me librin nuk duket të jetë ai i dikurshmi.
Emisioni “Kriter”, i autores Valbona Tahiri, transmetohet çdo të shtunë në orën 16:30!























