26 milion euro grante nga Ministria e Bujqësisë për fermerët
Ministria e Bujqësisë do të jap 26 milionë euro grante për fermerët. Prezantimin e bëri ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Ai tha se këtë vit janë paraparë të ndahen rreth 26.3 milionë euro në sektorin e blegtorisë.
Përmes Programit për Zhvillim Rural të vitit 2022, për të cilin janë planifikuar 26 milionë euro, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do t’i përkrahë projektet bujqësore të fermerëve, agro-përpunuesve, bizneseve rurale, si dhe ato të Grupeve Lokale të Veprimit në të gjithë territorin e Kosovës.
Ministri Peci në një konferencë për media, ka thënë se programi për zhvillim rural grante, ofron mundësinë të financimit të projekteve për fermerët, agropërpunuesit dhe ka për qëllim të mbështetës rritjen e konkurrencës në sektorin agro ushqimor.
“ Programi ka për qëllim të mbështetës rritjen e konkurrencës në sektorin agro ushqimor”, the ministri.
Sipas tij, 13 milionë euro do të ndahen që fermerët të mund të përfitojnë investime në strukturën e fermave, nëpërmjet investimeve në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmasimin e kushteve higjienike në ferma blegtorale, përmirësimin e kushteve higjienike në fermat blegtorale, modernizimin e pajisjeve dhe objekteve, në mënyrë që të rrisin standardet evropiane.
Ndërsa ka shtuar se 5.8 milionë do të ndahen për përpunim të qumështit, mishit, pemëve dhe verës.
Programi për Zhvillim Rural (PZHR) i vitit 2022 përfshinë këto masa: Masa 1” Investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore’, Masën 3 “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, industria agro-perpunese’, Masa 7 ‘Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve”, Masa 5 ‘Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER”,
Ndërkaq, për zbatimin e PZHR 2022, konform legjislacionit në fuqi, javën tjetër do të fillojë hartimi i Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij Programi, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik dhe pas përfundimit të të gjitha këto procedurave do të shpallen thirrjet për aplikim.(J.M)























