Në shkollë, por të palexuar
BKT
FOTO: RTK Story
Lajme

Në shkollë, por të palexuar

Valbona Tahiri / RTK

Nga hulumtimet e bëra në vitet e fundit mbi ” Lexueshmërinë në shkolla nga nxënësit” prej organizatës jo qeveritare ETEA, rezulton se në arsimin fillor mbi 30% e nxënësve nuk kujtojnë 3 tituj librash.

Përqinjda rritet në klasët më të larta. E tërë kjo përkthehet edhe me rezultatet e dobëta të treguar nga nxënësit kosovarë në fushën e lexueshmërisë edhe në testin ndërkombëtare PISA për të dy herët në cilat ishte pjesë e vlerësimit edhe Kosova.

Institucioni parashkollor “Cicërimat” është me bazë në komunitet  andaj për pasurimin e bibliotekës së këtij institucioni kujdesen edhe prindërit.

Drejtoresha Nazmije Krasniqi – Podrimqaku  thotë se  shprehia e leximit këtu është shumë e mire. “Secila grupmoshë i ka të siguruara librat varësisht për moshën që kanë fëmija”, thotë ajo për RTK-në.

Zhvillimi i kulturës së leximit përveç nga shkolla që duhet të kultivohet për fëmijët, brenda një familjeje varet nga shprehit që praktikohen në shtëpi nga prindërit.

Agron Ahmeti ,  drejtor ekzekutiv “ETEA” thotë se njëra nga pyetjet ishte për fëmijët,  se kur e mbajnë në mend prindin e tyre dukle lexuar.

“Ajo që del nga hulumtimi është se diku 45 % që thonë se nuk e kujtojnë herën e fundit që i kanë parë prindërti e tyre duke lexuar”, thotë Ahmeti për RTK-në.

Në shtatorin e vitit 2019, u vendosën 12 mini –biblioteka. Por si të tilla nuk qëndruan gjatë, brenda pak muajve, përveç që i morën të gjitha librat nga aty, ato edhe i shkatërruan.

Libri nuk duhet të jetë detyrë për fëmijët, por shoqëria duhet të punojë në drejtimin që ai të jetë kënaqësi rekreative për fëmijët.

 


MË SHUME NGA Lajme